QKK: Nisin xhirimet e filmit më të ri, “My Godfather sent me an iPhone’

Kanë nisur xhirimet e filmit më të ri “My godfather sent me an iPhone”, në regji të filmbërësit të mirënjohur, Samir Karahoda.

Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi nis me një bisedë të babait  (Ylber Ballata) dhe djalit të tij 12-vjeçar (Miron Karahoda), e realizuar përgjatë rrugës për në aeroport për të marrë një iPhone, dhuratë nga diaspora.

Tutje, biseda e tyre përgjatë kësaj rruge zgjerohet derisa trajtohet edhe dilema e qëndrimit apo largimit nga vendlindja.

Kjo bisedë e shtyrë nga ndikimi i emigrimit, një fenomen i nisur shumë e shumë vite më parë, por mjaft prezent edhe tash, e nxit djalin të mendojë për të mirat që mund të ketë ikja nga Kosova.

Ndërkaq ky film sjell një përzierje aktorësh profesionistë dhe joprofesionistë, duke përdorur një formë hibride tregimi, i cili po realizohet tërësisht në Kosovë.

Ky film do realizohet nga SK Pictures, i njohur për filmat si ‘Në mes’ , (Berlinale 2019) dhe ‘Pa vend’ (Cannes 2021, Sundance 2022 filmi më i mirë i shkurtër, i nominuar si filmi më i mirë i shkurtë Europian nga European Film Academy në vitin 2022), filmi ka për producent Eroll Bilibanin, organizatore Valmira Hysenin dhe montazher Enis Saraçi.

Ndryshe, ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Televizioni Kulturor Europian ARTE!

ObserverKult


me puthje

Lexo edhe:

XHELOZIA LIND GJITHMONË ME DASHURINË, POR JO GJITHMONË MBARON ME TË

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

– Nuk ka gjë më të përsosur në botë se dy veta që duhen./ Marc Levy

– Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë, nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë./ Jess Lair

– Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri./ Pitagora

– Jetohet vetëm kur dashurohet./ Claude-Adrien Helvetius

– Armiku i dashurisë është kritika. Nëse dikush të kritikon do të thotë se nuk të do./ Alejandro Jodorowsky

– Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./ Zora Neale Hurston

– Sa më pak kemi aq më shumë dhurojmë. Duket absurd, por kjo është logjika e dashurisë./ Nënë Tereza

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult