Viktor Hygo i shkruante kështu Adele Foucherit:
E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë.
Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla.
Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë V.H
1821
ObserverKult
Lexo edhe:
WISLAWA SZYMBORSKA: POEZIA LIND NGA DASHURIA
Poete, kritike letrare, eseiste, kronikane dhe përkthyese, ajo ka shkruar më shumë se 250 poezi. Laureuar me çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 1996, ajo është autore e rreth njëzet koleksioneve, përfshirë “Vdekje pa e ekzagjeruar” (1996) dhe “Nuk e di se çfarë njeriu” (1997) etj.
Vargu i saj i qashtër dhe i rafinuar, i stërpikur me ironi, ruan në vetvete frymëzimin filozofik. Botimi i përmbledhjes “Wszelki wypadek” (“Ku”), botim i vitit 1972, shënoi fillimin e një shenjtërimi të gjatë në Poloni. Gjithashtu, shumë e njohur edhe në Gjermani, ku u nderua veçanërisht me çmimin “Goethe” në 1991.
Hera-herës, teksa flitet për vdekjen, edhe pse pa patos, në të vërtetë është jeta, e cila, në pasqyrim, reflekton imazhin me një këndvështrim tërë habi filozofike.
Poetesha përdor gjuhën e thjeshtësisë së përditshme, duke shprehur me butësi një ndjeshmëri të zakonshme që shpërqendron syrin. Poezitë karakterizohen nga humori i shkëputur dhe vëmendja ndaj provave absurde të jetës, si dhe ndryshimeve më të thella në shoqëri – ato për të cilat mediat mediatike nuk flasin kurrë. “Ne jetojmë më gjatë, / por me më pak ndershmëri, / dhe me fjali shumë më të shkurtra”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult