Franz Kafka: Na ishte një herë një bashkësi horrash…

ura kafka
Franz Kafka

Nga Franz Kafka

Na ishte një herë një bashkësi horrash, domethënë nuk ishin horra, por njerëz të zakonshëm, mesatarë. Ndihmonin gjithmonë njëri-tjetrin.

Nëse për shembull njëri prej tyre kishte bërë ndonjë horllëk, domethënë jo horllëk të vërtetë, por siç është zakon, siç ndodh rëndom, e pastaj rrëfehej para bashkësisë, ata e hetonin çështjen, e gjykonin, caktonin ndëshkime, falnin etj.

Nuk bëhej kjo me qëllim të keq, por mbroheshin me rreptësi interesat e individit dhe të bashkësisë kurse rrëfyesit i bëhej ai kompliment ngjyrën e të cilit kishte treguar.

Kështu mbaheshin fort me njëri-tjetrin, edhe pas vdekjes nuk e shpërbënë bashkësinë e tyre, por u ngritën në qiell të kapur për dore.

E gjitha, ashtu siç fluturuan, kishte pamjen e pafajësisë fëminore. Por, meqë përpara qiellit gjithçka copëtohet në elementët e vet, edhe ata u rrëzuan përposhtë si mollokë të vërtetë shkëmbi.

*Titulli i origjinalit: Një bashkësi horrash

Përktheu: Ardian Klosi

ObserverKult


Lexo edhe:

“EDHE UNË JAM SHQIPTAR”, KËNGËTARI I MIRËNJOHUR, ISMET BEXHETI RRËFEHET SE ÇKA I NDODHI NË STAMBOLL

Këngëtari i njohur, Ismet Bexheti, së fundmi ka rrëfyer një histori mjaft të bukur me fansat e tij përmes rrjeteve sociale.

Ai ka treguar se në një event që ka pasur në Stamboll ka takuar një djalë 8-vjeçar i cili ka shkuar pas tij duke i treguar se edhe ai është shqiptar por që jeton në Stamboll.

Këtë histori të bukur , Bexheti thotë se do ta mbaj në mend deri sa t’i mbyllë sytë.

“Një moment që nuk do ta harroj deri sa t’i mbylli sytë. Ky fisnik tetëvjeçar, në një event familjar në Stamboll, erdhi pas meje e më tha: “Edhe unë jam shqiptar”. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Artan Gjyzel Hasani xhevahir

ARTAN GJ. HASANI: NJË POEMË BASHKËSHORTËSISHT JOKORREKTE….

Poezi nga Artan Gj. Hasani

mund të t’i puthja buzët edhe në sy të burrit tënd
dhe atij edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit dashuri
kur të shihte si falet ajo
ajo që ai ta ka dhënë për aq shumë vjet
e që prej kohësh përton të ta dhurojë…
ajo ndjesi kapitulluese
rënkimtare
turbulluese
që derdhet
këputet
rrëzohet
ashtu…natyrshëm…pa kushte…
ja…
mendoje për një çast
mendoje
dhe lëre dhe atë ta mendojë…

ObserverKult