Nga Mario Benedetti
Gratë janë prej hekuri, jo prej qelqi …
Ka lloje grash që nuk lexojnë poezi, që nuk blejnë libra, që pinë kafe në vend të kapuçinos, që nuk dinë për shkrimtarë dhe poetë, por rrugën për në shkollë e dinë.
Gra të guximshme, gra prej cope që nuk thyhet, që nuk çahet, që nuk prishet; gra të forta. Të tilla janë ato që ti i shikon duke shitur fruta në tregje ose nën ura, në parqe, kioska dhe rrugë; ato që nuk dinë për teknologjinë, as të flasin anglisht, por dinë të të përshëndesin, duke buzëqeshur, dinë të të thonë: me leje, faleminderit, të lutem etj., gjithmonë me buzëqeshje.
Ato lumturohen, kur ndihmojnë të tjerët; nëse do të flasësh me to, për dhjetë minuta, ato do të ndryshojnë perceptimin tënd për jetën.
Gra si toka nënë, pjellore, të qeta, të mençura, mbrojtëse, të forta. Ato sëmuren dhe nuk ankohen, sepse janë prej lënde të fortë.
Brenda secilës prej tyre jeton dashuria, mirëkuptimi, mençuria, forca, respekti dhe një prejardhje që refuzon të vdesë.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
——–
Lexo edhe:
MARIO BENEDETTI: MIKJA IME… TA BËJMË NJË MARRËVESHJE…
Poezi nga Mario Benedetti
Mikja ime
ti e di
mund të mbështetesh
tek unë
jo deri në dy
apo deri në dhjetë
por vërtet të mbështetesh
tek unë
nëse ndonjëherë
më vë re
se të shoh në sy
dhe një fije dashurie
dallon tek sytë e mi
ti mos u alarmo
as mos mendo se është shenjë marrëzie
megjithëse e sheh atë fije
apo ndoshta sepse ajo ekziston
ti mund të mbështetesh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult