Nga Jorge Luis Borges
Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë.
Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner.
Zakonisht, filmat e saj i shikoja dy herë në ditë. Sapo mbaronte shfaqja, dëshiroja që të vinte e nesërmja që ta shihja përsëri. Dashuria kërkon prova. Prova të mbinatyrshme.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
DUA LIPA, NICOLE SCHERZINGER DHE YJE BOTËRORË POZUAN PËR TË, VDES PAPRITUR FOTOGRAFI I NJOHUR
Fotografi i njohur Joseph Sinclair, i cili ka fotografuar yjet më të famshme të skenës dhe televizionit, si Dua Lipën, Paul Mescal, Nicole Scherzinger, Hannah Waddingham, Jack Lowden, Jodie Whittaker e të tjerë ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.
Puna e tij e mrekullueshme si fotograf është shfaqur në revistat më të njohura si Vogue, Sunday Times, Vanity Fair, Sunday Times, Q.Esquire.
Po ashtu i ndjeri ka punuar edhe në fushata reklamuese si është Netflix, Disney, Amazon&HBO.
Lajmin e hidhur për vdekjen e Sinclair e ka konfirmuar, menaxheri i Sinclair, John Parkinson.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
W. B. YEATS: KUR TË JESH PLAKUR
Poezi nga William Butler Yeats
Kur të jesh plakur, thinjur dhe përgjumur të jesh,
përkulur pranë zjarrit këtë libër ngadalë lexo,
për shikimin e butë që patën sytë e tu ëndërro
dhe për hijet e tyre të thella që më s’do t’i kesh.
Sa shumë të tjerët t’i deshën çastet madhështore
dhe dashuruan bukurinë tënde, rrejshëm a vërtet,
por veç një burrë pas shpirtit tënd pelegrin u tret
dhe ta deshi fytyrën që e ndryshuan brengat njerëzore.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult