Oscars do ta prezantoj kategorinë më të re për arritjen me kastin më të mirë, ndryshim ky i pari pas më shumë se 20 vite.
Krejt kjo pas një ‘luftë’ të gjatë nga regjisorët e kastit për t’u njohur në ceremoni. Kategoria do të shfaqet në Oscar 2026.
“Drejtorët e kastit luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave dhe ndërsa Akademia evoluon, ne jemi krenarë të shtojmë kastin në disiplinat që njohim dhe festojmë,” tha zëdhënësi i Akademisë, Bill Kramer.
Dega e Drejtorëve të Kastit, e themeluar në vitin 2023, iu përgjigj me gëzim këtij lajmi duke e quajtur atë mirënjohje të merituar dhe një dëshmi për përpjekjet e përkushtuara të degës së tyre.
Hera e fundit që u prezantua një kategori e re konkurruese ishte në vitin 2001 me krijimin e filmit më të mirë artistik të animuar Oscar.
Ndërkaq Akademia e Televizionit prezantoi një çmim Emmy në vitin 1990. Ajo u fitua së fundmi nga ekipi i përfshirë me The White Lotus. / the guardian
ObserverKult
Lexo edhe:
VAJZA E LASGUSH PORADECIT AKUZA BASHKISË SË POGRADECIT: SHTËPISË SË KULTURËS I KANË HEQUR EMRIN E BABAIT, NDËRSA SHTATORJA ËSHTË DËMTUAR
Vajza e vogël e poetit Lasgush Poradeci, Marie Gusho ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se qyteti i Pogradecit, nga i cili mori dhe emrin i ati i saj nuk kujdeset fare për imazhin e tij, pavarësisht se çfarë ka dhënë ky i fundit për atë vend.
Ajo ka theksuar se shtatorja e Poradecit është dëmtuar dhe Shtëpisë së Kulturës i kanë hequr emrin e tij. Sa i përket, shtëpisë muze që i është premtuar, Maria ka thënë se është shumë larg dhe ngelen thjesht fjalë.
“Dua që vepra e tij të përkthehet, jo vetëm në gjermanisht por dhe në anglisht, për këtë kam punuar, për këtë kam luftuar, por këtu çdo gjë është e vështirë. Nuk i duan vlerat shqiptarët.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DRITËRO AGOLLI: E VETMUAR TI, I VETMUAR UNË…
Poezi nga Dritëro Agolli
E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S’ke ç’t’i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t’i ngjitësh shpirtit vela.
Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult