
Poezi nga Dritëro Agolli
E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S’ke ç’t’i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t’i ngjitësh shpirtit vela.
Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.
Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S’i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne, treqind gjela.
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË LETËR E DRITËRO AGOLLIT PËR MOIKOM ZEQON: ASNJËHERË NUK KAM QENË I LIRË
Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:
Nga Letër e Dritëroit për Moikomin …
Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin …
I dashur Moikom,
Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.
Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …Por Liria më ka ftuar dhe më ka bërë shumë ftesa. Si mik që të kam dhe si të vetmin poet që çmoj me nota të larta në Shqipëri, si një poet të së ardhmes së poezisë, jashtë asaj “…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU