Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë kanë nisur përgatitjet për koncertin madhështor i cili do të mbahet më 17 shkurt me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kështu është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në rrjetet sociale.
Ndërsa në këtë mbrëmje përveç veprave nga R. Strauss, W. Kilar, K. Aliçkaj, V. Beqiri dhe L.V. Beethoven do të interpretohet edhe premiera e “Exodus” nga Mendi Mengjiqi, dedikuar 25-vjetorit të eksodit të mbi 1 milion kosovarëve nga forcat serbe.
Koncerti do të mbahet me datë 17 shkurt duke filluar nga ora 20:00 në sallën AMC.
ObserverKult
Lexo edhe:
SERGEJ ESENIN: UNË KAQ PAK KËRKOVA NË KËTË JETË…
Poezi nga Sergej Esenin
Një kaltërsi e butë që nuk përshkruhet,
natyrë e qetë, siç pas stuhisë në verë,
dhe shpirti im i flakëruar nis e shuhet,
tek trëndafilave dhe mjaltit, u marr erë.
I qetë dhe unë. Koha ka bërë punën e vetë,
por për sa shkuan nuk trishtohem as mallkoj,
si kuajt e një trojke që gjëmuan si tërmet,
dhe brodhën botën me shkëndijat nën potkoj.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult