Poezi nga Helga Maria Novak
Derisa mbërrijnë letrat e dashurisë
jo gjithçka është e humbur.
Derisa më arrijnë përqafimet
puthjet qoftë edhe nga letra
jo gjithçka është e humbur.
Derisa në mendime
hamendëson se ku jam
jo gjithçka është e humbur.
Ujdisi shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
STEFANO BENNI: KU JANË SYTË E TU TË ZINJ
Ai – Ku janë sytë e tu të zesë,
dhe profili yt si hyjneshë,
konsumohem në mendimin
si mund t’i shoh përsëri.
Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi,
sepse kam lente kontakti,
dhe hundën e kam ribërë,
njihmë pra i dashuri im.
Ai – Nuk e shoh më buzën tënde,
gonxhen e vogël rozë
që e puthja me epsh.
Dhe gjoksi yt i paprekur
që e mbaja në një dorë
tani më duket mjaft më i madh
katër herë së paku u rrit.
Ajo – Oh më shqetëson ky kujtim
por unë jam përherë po ajo
goja ime është pak më e madhe
dhe gjoksi im i derdhur.
Më ndryshoi silikoni
por s’ndryshoi aspak pasioni im.
[këndojnë] Oh, dashuria jonë s’do të plaket [aspak]
së bashku me të s’do të plakemi dhe ne
edhe sepse unë s’e di më se kush jam
dhe as s’di më se ti kush je.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult