Jeff Weddle: Digju, zemër, digju

Poezi nga Jeff Weddle

Bija ime dëshiron të më kremoj
ama unë po rezistoj.
Ajo dëshiron të shpërndajë hirin tim
aty-këtu.
unë i them asaj që nuk dua të digjem.
Ajo qesh dhe thotë se unë do të vdes
dhe nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë
në lidhje me këtë vaki.
Gruaja ime ndërhyn, çuditet se pse
unë do t’ia mohoja bijës sonë këtë kënaqësi,
sikur të jetë kjo vaki gjëja më normale në botë
të vendosësh papritur të kremohesh
sipas tekes së një fëmije.
Bijës sime gjithashtu i pëlqen të shkojë në librari,
sall ne të dy,
e unë të kujdestaroj për orë të tëra
duke dëgjuar muzikën e njëri-tjetrit,
për të diskutuar intensivisht për shkrimtarët
jam i sigurt se shokët e saj
dhe bile as mësuesit e saj
nuk i dinë.
Ajo gatuan ëmbëlsira dhe biskota për familjen
ajo bën fotografi të bukura të vogla Polaroid
me një aparat fotografik që mori dy vjet më parë
për Krishtlindje .
Ne e shikojmë tepër TV së bashku
ndërsa ajo dëshiron të më djegë.
Ajo qesh dhe thotë se do të ishte e lumtur
ta bënte këtë çudë sa jam unë gjallë.
Bija ime është shumë argëtuese
dhe jam i sigurt që ajo më do mua,
kështu që unë e bind veten se ajo po bën shaka.
Mendoj se kjo është për të mirën tonë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


JEFF WEDDLE: MANIFESTI

Poezi nga Jeff Weddle

Për kë të shkruajmë, nëse jo për njerëz?
Profesorët, predikuesit dhe shefat
nuk na duan dhe nuk kanë nevojë për ne.
Ata janë të mbushur me dogmat e shekujve.
Çfarë leverdie do të kishin prej poezie?
Pyetni profesorët dhe ata do të thonë
e dinë se çka është poezia, dhe çka nuk është
dhe kujt i lejohet ta shkruajë. Në pidh të s’amës
le të shkojnë.
Pyetni predikuesit dhe ata do të thonë
vargu i urryer i dymijë viteve të kaluara
është i mjaftueshëm për të na mbajtur të gjithëve të ngopur,
duke dhjetuar, të frikësuar dhe nën kontroll. Në pidh
të s’amës le të shkojnë.
Pyetni shefat edhe ata do të thonë
se nuk marrin vesh gjë nga poezia
dhe duan që asgjë të mos ndryshojë
as për ta dhe as për punëtorët e tyre.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult