Kryeministri, Albin Kurti, me rastin e 7 Marsit vizitoi familjen e mësueses së tij të parë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 7 Marsit ka uruar gjithë mësimdhënësit ndërsa sot ishte në vizitë tek shtëpia e mësueses së tij të parë, Nafije Dobruna Deva në Gjakovë.

Ai takoi familjen Dobruna ndërsa gjatë këtij takimi ndër të tjera bisedoi dhe evokoi kujtime të paharrueshme me vajzën e mësesues së tij, Afërditën.

Këtë e bëri me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale, vet kryeministri Kurti.  

“Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka shkruar se mësuesja e tij, Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë.

“Sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme. Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time. Jeta e saj ka qenë e vështirë. Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas.

Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese”, ka shkruar kryeministri.

Me rastin e festës së 7 Marsit, Kurti përveçse një buqetë me lule që ia dhuroi Afërditës, vajzës së mësueses ia dhuroi po ashtu fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult  


Lexo edhe:

KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI, TAKOHET ME ANTROPOLOGEN AMERIKANE- FLASIN PËR RËNDËSINË E TRASHËGIMISË KULTURORE

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka pritur në zyren e tij antropologen amerikane, Janet Reineck, një figurë e rëndësishme për hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Këtë e bërë me dije Zyra e Kryeministrit të vendit, përmes një njoftimi për medie.

“Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JEFF WEDDLE: DIGJU, ZEMËR, DIGJU

Poezi nga Jeff Weddle

Bija ime dëshiron të më kremoj
ama unë po rezistoj.
Ajo dëshiron të shpërndajë hirin tim
aty-këtu.
unë i them asaj që nuk dua të digjem.
Ajo qesh dhe thotë se unë do të vdes
dhe nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë
në lidhje me këtë vaki.
Gruaja ime ndërhyn, çuditet se pse
unë do t’ia mohoja bijës sonë këtë kënaqësi,
sikur të jetë kjo vaki gjëja më normale në botë
të vendosësh papritur të kremohesh
sipas tekes së një fëmije.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult