Teatri Kombëtar bashkëpunim me partnerët italianë, përgatisin një grup që do të marrë pjesë te “Don Kishoti”

Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur punëtoria katërditore me 40 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.

Partnerët nga Teatro delle Albe, Ravena Itali, përfaqësuar  nga aktorja italiane Ermanna Montanari, regjisori Marco Martinelli dhe Alessandro Argnnani, janë ftuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të ndarë përvojën e tyre teatrore dhe për të përgatitur një grup që do të marrë pjesë në fazën e dytë të “Don Kishoti” që do të realizohet në Festivalin e Ravenës në qershorin e këtij viti.

Është punuar me mjaft kujdes nga Marco, Ermanna dhe Alessandro Argnnani me këngë, lëvizje skenike, zëra…

Ndërkaq në realizimin e këtij projekti Teatrin Kombëtar e ka ndihmuar Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës.

ObserverKult  


Jorge-Luis Borges

Lexo edhe:

BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…

Nga Jorge Luis Borges

Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë.

Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult