MKRS: Publikohet hulumtimi “Zejet e vjetra në Prizren”

Në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar së fundmi hulumtimin “Zejet e vjetra në Prizren”, të cilat përgjatë historisë kanë pasur ndikim të madh në jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetit të vjetër.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS ) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë hulumtim janë përshkruar zejet kryesore të Prizrenit, si ato që janë aktive edhe ato që janë zhdukur apo rrezikojnë që të zhduken.

Ky hulumtim paraqet edhe një hap shtesë drejt dokumentimit të trashëgimisë shpirtërore të Prizrenit, duke i ofruar informata lexuesve dhe vendimmarrësve për zejet e ndryshme të Prizrenit dhe potencialin e tyre për promovimin e qytetit të vjetër.

Ndryshe hulumtimin në katër gjuhë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KUR TË VDES, DUA T’MA VESH DORËN MBI SYRIN TIM

Kur të vdes, dua t’ma vesh dorën mbi syrin tim:
dua dritën e gurit të duarve tua të dashura,
që edhe një herë freskia e tyre t’më ledhatojë
që ta ndjej atë knaqësi që ma caktoi fatin.

Dua të jetosh derisa të të pres ashtu i fjetur,
dua që vesh’t e tu prapë të dëgjojnë erën,
që ta ndiesh kundërmimin e detit që aq e deshëm,
që t’ecësh mbi rërën mbi të cilën kemi ecur.

Dua që ajo të cilën e dashuroj të jetë e gjallë
e ty të dashurova e të këndova me të tëra gjërat,
prandaj vazhdo të lulëzosh, e lul’zuara time,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult