Hapet dosja e survejimit të poetes së përndjekur Drita Çomo/ I vëllai: Më vjen mirë që la emër pas…

Më 19 mars 1958 erdhi në jetë Drita Çomo. Dy vite më pas, ajo u internua për shkak të dënimit politik të babait të saj, Maqo Çomos dhe nënës së saj, Liri Belishovës, më herët udhëheqëse e lartë e Partisë komuniste.

Gjithë jeta e shkurtër e Drita Çomos, do të shënjohej nga koha në të cilën jetoi, e dëshmuar në ditarët që mbajti për ditët e saj të vështira mes internimit e spitalit onkologjik. Në anën tjetër, poezitë e saj dëshmojnë nevojën për liri. I vëllai, tregon vetëm mirënjohje.

“Mua më vjen mirë që ajo kujtohet edhe pse vdiq e re. Ajo la pas këto krijime që e kthyen historinë e saj në qëndër të vëmendjes dhe uroj që edhe për të tjerë, si ajo që nuk patën fat të realizoheshin për shkak të pengesave ideologjike të ketë sa më shumë ngjarje të tilla kujtese”, tha Petrit Çomo.

19 marsi shënoi datëlindjen e saj të 66-të. Çomo do të shuhej veçse në moshën 23 vjeçare në spitalin onkologjik ku kurohej. Vdiq krejt e vetme dhe pa ju lejuar të ketë të ëmën pranë.

Shoqja e saj e rinisë, aktorja Rajmonda Bulku, tregon se në aq sa jetoi la shembuj guximi. Kjo pasi që Drita ishte e vetmja që mbrojti nje djalë që takoi të atin në burg.

“Drita sa jetë të shkurtër pati po aq edhe jehonë ka lënë. Ajo ka bërë veprime shumë të guximshme. Ishim 15 vjeçe dhe kishim 2 djem të një ruseje, babin të futur në burg, inxhinier. Dhe ai kshte vajtur të takonte babin e tij në burgun e Ballshit që ishte afër se aty po bënim dhe ne. I bënë një mbledhje të tmerrshme atje atij djali, e persekutuan, ne që rrinim të gjithë.

Si vajte ti te armiku në burg? Vetëm Drita guxoi, nga ne, që në atë kohë nuk mund të të mbronte një njeri që ishte persekutuar vetë sepse rrënohej fare. Dhe vetëm ajo guxoj. Dhe i tha atyre thjeshtë me atë mençurinë e vetë dhe thjeshtësinë : Çfarë ka bërë Aliosha sepse ka vajtur të takojë babanë në burg, babanë e tij”, tregoi Bulku.

Drita Çomo u përndoq nga Sigurimi i Shtetit që në moshën 16-vjeçare, siç del nga dokumentet e survejimit të ekspozuara nga Autoriteti i Dosjeve në kuadër të takimit.

 “Libri që la pas Drita Çomo dhe dosja e survejimit që hapet për herë të parë, për studiuesit, me lejen e familjarëve, vjen në përkujtim të 8 Marsit për të nderuar përpjekjet e vajzave dhe grave në komunizëm.

Klubi i librit targeton mësuesit dhe mundohet që përmes memuaristikës dhe lidhjes me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit t’i japim mësuesve jo vetëm fakte historike, por edhe kontekst, përjetim, për t’u hedhur në një platformë për diskutim. Historia e saj rezonon në historinë tonë”, tha Genta Sula, kryetare e AIDSH.

Takimi për Drita Çomon u mbajt në kuadër të klubit të Librit “Të mësojmë nga e kaluara”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

AMARILDO PREGAPUCA: TI GRUA E HUAJ…QË TË NJIHJA ÇDO MILIMETËR DIKUR

Ti grua e huaj…poezi nga Amarildo Pregapuca

Sot të pashë…
Ishe ashtu e bukur, si dikur…
Ose ashtu si dikur e bukur, m’u duke mua…
S’të fola…
Ashtu si dikur…të ikje, të lashë..

Dhe ashtu, si dikur, me sy ndoqa…
Flokët, supet, hapat…dhe siluetën tek zhdukej…

U ndjeva i lodhur…ashtu si dikur…
E di…?
E çuditçme…nuk ndjeva mall…
As ti besoj!
Ndoshta ngaqë s’lamë asgjë më parë…
Asgjë që vlente…për të marrë…

Dhe të urova fat…ashtu si dikur…
Por fat pa emër…
Dhe për çdo femër…
S’e di pse si etalon, u bëre ti..

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult