A e keni dëgjuar ende “Kangë muzgu” të Petrit Çarkaxhiut? (Video/Texti)

Janë vetëm pesë ditë që është publikuar, por kënga e re e Petrit Çarkaxhiut, ka marrë 40K shikime. Që në momentin e parë që është postuar në faqen e tij të Facebook-ut, “Kanë muzgu” është komentuar në superlativ.

Këngën e punuan:

Music & lyrics: Petrit Çarkaxhiu Vocals & guitar: Petrit Çarkaxhiu Double Bass: Enver Muhamedi Piano: Adem Gülşen Trumpet: Baris Dogukan Yazici Drums: Ekin Cengizkan Shaker: Fazıl Karagöz Recorded at “Hayyam Studios” Istanbul/Turkey Vocal recording by Leonard Canhasi Mixing and mastering by Sinan Sakizli Video by TAKAT TV Camera, editing & production: Genc Halimi Landscape camera: Ylli Bardhi

Teksti:

Në mal
Bora ka fillu me u shkri
Lumi po rrëmben çdo gja
T’rrëmbeu edhe ty

Në verë
Lumi n’det kur t’jetë përzi
Edhe deti n’re t’jetë kthy
Athu me shiun vjen ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Në muzg
Dielli kur t’ketë perendu
E në lagje s’ndihet za
Loja e fëmijve t’ketë pushu

Do t’kujtoj
Nji vegim ma ke tregu
Per nji dritë të re plot jetë
N’prehën tandin tuj këndu

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra ngjyra lulesh veç me ty jetojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket kur në bahçen tonë nuk këndon ti

ObserverKult

HISTORIA E KËNGËS SË NJOHUR “ALO ALO ALO…”