Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj dhe drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi, e mirëpritën dhe i ndanë mirënjohje për 50-vjetorin e krijimtarisë, kompozitorit dhe profesorit Bashkim Shehut, i cili një jetë të tërë ia kushtoi artit dhe kulturës.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
Postimi i plotë
Bashkë me Alban Zogaj mirëpritëm dhe i ndamë mirënjohje për 50-vjetorin e krijimtarisë, kompozitorit dhe profesorit Bashkim Shehut, i cili një jetë të tërë ia kushtoi artit dhe kulturës, duke krijuar vepra orkestrale, vokalo-instrumentale dhe korale; muzikë për filma dhe drama, si dhe muzikë argëtuese për fëmijë dhe të rinj.
Mirënjohja dhe vlerësimi institucional për krijuesit tanë do të jetë i përhershëm!
ObserverKult
Lexo edhe: