Shkrimtarët e rinj, Suad Arilla, Brajan Sukaj, Dionis Prifti dhe Flogerta Krypi nga Shqipëria do të jenë të pranishëm në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë.
“Një program i mbushur me aktivitete dhe diskutime mbi librin shqip në kontekste më të gjëra hapësirash, dhe letërsinë bashkëkohore shqipe, traditën, gjuhën, përkthimin, do të jetë duke filluar nga dita e sotme 21 mars dhe deri më 24 mars nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Pjesë e këtij evenimenti do të jetë dhe shkrimtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Petro, albanologia sllovake, Zuzana Finger dhe studiuesja Loreta Schillock për sfidat e përkthimit në gjuhën shqip.
Panairi i Lajpcigut është takimi më i rëndësishëm pranveror i industrisë së librit dhe medias. Në të do të ketë 2082 ekspozues nga mbi 40 vende.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: Ç’IKU, S’KTHEHET MË PËRSËRI
Poezi nga Besim Zymberi
S’them dot se kam ndryshuar
Ndonjë rrudhë aty-këtu
Ca thinja-si dëborê e vonuar
S’jan’ që t’më thoni:-Ç’u bëre kështu…
Apo ju ndryshe mendoni
Sa pëshpërisni:-Jo, s’është ky ai
S’u hidhërohem dhe po t’ma thoni
Se ç’iku s’kthehet më përsëri
S’ka gjë, jeta të zbret në hullitë
Nëpër lëkurë thërrime-thërrime
Por, kur e thon’ vetë perënditë
Ç’të bësh pos të zbresësh në kujtime
Aty ku copëza malli shtrirë rrinë
Dhe unë i zgjoj pa ndonjë trazim
Ndoshta s’bëhet pa ndonjë psherëtimë
Kur s’mbledh dot të tërë portretin tim
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult