MuralFest Kosova së fundmi ka shpallur konkurs për t’u bërë pjesë e Edicionit të 9 të Mural Fest Kosova 2024.
Kështu ka njoftuar ‘Mural Fest’ përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Më tej mund të shihni kriteret që kërkohen në këtë konkurs:
1. Konkursi për propozim-idetë është i hapur për të gjitha krijueset artiste, banore të Republikës së Kosovës.
2. Artistet mund të aplikojnë me një deri në tri ide/skica origjinale individuale apo grupore, duke u bazuar në temën e caktuar të konkursit.
3. Aplikimit duhet t’i bashkëngjitet një dokument i veçantë deri në 500 fjalë ku elaborohet koncepti tekstual i skicës artistike.
4. Projektpropozimi duhet të jetë i bazuar në Konceptin e caktuar të Mural Fest Kosova. Ideja e propozimit nuk është e kufizuar; artistet mund të paraqesin ide propozime për mural, grafit, instalacion, performancë, etj.
5. Skicat e propozuara duhet të shënohen me emrin, mbiemrin dhe adresën e autorit dhe të dorëzohen në mënyrë elektronike, të skanuara apo të fotografuara me cilësi të mjaftueshme për shqyrtim, si dhe të bashkangjitet një portfolio nëpërmjet emailit në adresën: info@muralfest.org me subjektin: Aplikoj për Her Spotlight – [Emri dhe mbiemri i autorit].
6. Organizatorët rezervojnë të drejtën për të publikuar skicat e shpërblyera në gazeta, posterë, medie elektronike, katalogë dhe në ekspozita publike, por jo për përfitim material.
7. Me pjesëmarrjen në konkurs, autorja pranon rregulloren e konkursit dhe vendimin e jurisë vlerësuese.
Fitueset e projektit më të dalluar do të shpërblehen me një honorar 500.00 euro.
Mural Fest Kosova është një organizatë që synon të promovojë artin dhe kulturën në vendin tonë. Që nga themelimi i saj, Mural Fest Kosova ka qenë një platformë ku arti i rrugës, veçanërisht muralet, kanë shërbyer si një mjet i fuqishëm për të adresuar dhe sfiduar çështjet sociale.
Me mbi 150 murale të relizuara, kryesisht në Ferizaj por edhe në komuna të tjera, kanë arritur të përfundojnë tetë edicione të suksesshme. Ndërsa tani janë në prag të Edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve, i titulluar si “Her Spotlight”.
Me “Her Spotlight”, do të përqendrohen me një fokus të veçantë te gratë, promovimin e tyre në art dhe më gjerë, një ngjarje ku artistet vajza dhe gra bashkohen për të kontribuar në misionin tonë të rëndësishëm.
Pra kësaj here iniciativa jonë i jep dritë artisteve gra, të cilat do të udhëheqin festivalin e këtij viti.
Titulli i Projektit: “Her spotlight”
Periudha e Implementimit të Projektit: 31 maj – 7 qershor 2024
Lokacioni: Ferizaj
Data e Fundit për Dorëzimin e Ideve të Projektit: 12 prill 2024, ora 23:59
ObserverKult
Lexo edhe:
FESTA E LULEVE, PËR TA NDERUAR DHE KUJTUAR VEPRËN E SKËNDERBEUT
Revista franceze “Mon bonheur” ka botuar, më 10 korrik 1910, një shkrim në lidhje me “festën e luleve” në Shqipëri për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, të cilin, Aurenc Bebja, e sjell për publikun shqiptar:
Për nder të një heroi kombëtar
Festa e Luleve në Shqipëri
Festa e Luleve, për nder të Skënderbeut, zhvillohet në fillim të Bajramit, d.m.th. Pashkëve myslimane. Ka këtë karakter të veçantë, e festuar nga shqiptarët, të cilët janë muhamedanë (myslimanë) dhe të lidhur me Turqinë, për të festuar kujtimin dhe bëmat e heroit të madh kombëtar që çliroi Shqipërinë nga zgjedha e turqve.
Një natë para Festës së Luleve, burrat e Shqipërisë, të gjithë luftëtarë, mblidhen së bashku dhe pleqtë u tregojnë të rinjve historinë e Skënderbeut, që është përcjellë nga brezi në brez.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult