Data 2 prill që përkon dhe me ditëlindjen e shkrimtarit të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, në vitin 1967 u shpall Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë, me idenë e një dite të veçantë të nxitjes dhe inicimit të dashurisë për leximin te më të vegjlit.
Në shënim të kësaj dite, ju sjellim një buqetë poezish për fëmijë nga shkrimtarja e dashur Dije Demiri -Frangu.
Ju ftojmë t’i lexoni poezitë në vazhdim!
DRAMA E TRËNDAFILIT
Trëndafili kishte pas një dashuri me diellin
çdo mëngjes ishin puthur gjaatëë
Ndaj, dega e trëndafilit ecte lart e më lartë
Por me erën keq ishte mashtruar
Të marr e të shëtis e të kthej prapë, eja me mua!
-i tha era, mbushur inat
Nga bukuria e trupit tij të gjatë
E përtokë petalet ia përplasi
-i lënduar shumë, nisi të dihasë
Të nesërmen dielli rreptë e cortoi
-Ku ishe, ajo e çmendur ku të coi?
-Unë o Diell me shekuj të dua
Unë kurrë s kam ndërruar identitet
Po era më mashtroi, nuk e di si- o mbret!?
Dielli e fali, por i tha: tjetër herë
Me gjithkënd e gjithkah, mos nga!
Sa dramë e rëndë qe për trëndafilin
O fëmijë
Për fat –nuk u shndërrua në tragjedi.
KUR ISHA MBRET
Kam lindur në çastin
-kur shpërthente një gonxhe në Tibet
E në gjithë kopshtet e botës lëshonte aromë
-si unë frymën në këtë qytet
Plot njerëz kisha përreth
Më shikonin me dashuri
Nuk e dinin se si të gjitha foshnjat
-doja më shumë liri
Koha ecte, unë rrija e flija
Të shpeshtën tavanin shikoja
Dhe shumë shpesh
zërin duke qarë- ushtroja
Po qan çuni, po qan -thoshin
Derisa kordhat e zërit provoja
Nuk e dinin sa vështirë e kisha
pa gardhin e bardhë në gojë
gjuha më gjuhej si gjeth i mishtë
-si gjeth në lojë
Dikur nisa ca tingujt t’ i bëj bashkë
Si ca gurë të vegjël që murin ndërtojnë
Pa një pa dy tek dajat lajmi shkoi
Mammmi-babbii- çuni i shqiptoi
Ishte kjo ndoshta vjersha e parë
Dhe shfaqja e parë e imja ishte
Eh kohë e mirë ishte ajo
-nuk shkoja në shkollë as në dyqan
Në tualet nuk shkoja vet
gjithçka nga të tjerët merrja
Unë isha vërtet mbret!
DORA E MAJTË
Pat rrëshqitur mami si pa krye
Në akull dorën e djathtë pat thye
Ja dhe vera po shkon
E mami me të majtën po punon
E djathta s’ po ka më besim në forcën e vet
-me ves mamit dora i mbet
Babi po qeshet vazhdimisht
Sa motër e mirë kjo dora e majtë
Ne e konsideronim me më pak vlerë
-asnjëherë s ‘ka pas hapur as një derë
Lere le të pushojë e djathta dorë
Të majtës iu paska dashtë
vetëm pak shkollë!
GJYSHJA PETË I KA 100 VJET
Thoshin
Kishte dëshirë
T’ua këpuste fëmijëve
Nga një copë faqe
E t’ua hante
Si pogaçe
Thoshin
Kishte dëshirë
T’i shtrëngonte në gji
Ylberin me ngjyra
T’ua lidhte
Në sy
Thoshin
Mblidhte ëndrra me thes
Ua gjuante natën
Nga dritarja
Fëmijëve në vesh
QYTETI KËNGË
Si pentagram duket
Rruga qendrore e qytetit tim
Shkolla çelës këndimi në krye
Nëpër të qytetarët
Nota solmizimi
I tërë qyteti këngë
Me shumë zëra këndimi
I shikoj njerëzit në fytyrë
Çfarë u ka lënë dita
Qeshje të lehta
Mendime mbi vetulla
Ç‘nuk ka në vete jeta
Dikush në krah më prek
Poete, nga ke tretë?
Po shikoj si ecin poezitë
Dua t’ i zë
Ju kam dal në pritë
Poetët janë gjahtarë
Qëllojnë rrallë
S’është lehtë me një poezi
T’u gëzosh njerëzve zemrat
-O fëmijë
SHPIRTI
Shpirti mund të jetë
I ëmbël
Si çokollatë
Dhe si ilaçet e gjyshes
-i thartë
Rebel
Deri në pafundësi
-Këtë secili e di
Në shpirt
Banon falas
Dashuria
Urrejtja
Xhelozia
Dhe banorë të tjerë
Mund të ketë
Që mund të mos të lënë
Kurrë të qetë
Shpirti thonë
Është sa një pikë
E mund të dashurojë
Jo vetëm një çikë
Sa mirë që secili
E ka shpirtin e vet
Për hastret.
TA HAJË DREQI
Krap krap krap
Le ta hajë dreqi
Xhelozinë
Atë faculetë të ndytë
Ende Genti me të
Po i fshin sytë
Pesat e Anës
Nuk i duron dot
Po t ‘ishte e mundur
Do ia fshinte me lot
Gjithë thonjtë
Me dhëmbë i shkurton
Kur e sheh se Ana
Me Benin
N ‘ëmbëltore shkon
Krap- krap- krap
Le ta hajë dreqi
Xhelozinë
Atë shami të ndytë
Ende Genti me të
Po i fshin sytë!
BËHEM PIKTURË
Rri në dritare menduar
nga jashtë dukem
Pikturë e varur në mur
Shikoj fjollat si bien
Sikur i gjuan
Dikush me duar
Shpesh më bëhet
Ato frikohen
Nga ajo shpejtësi
Shpesh rënia e tyre
Më ngjet në lojën e fluturave
Po toka është e butë për to
o fëmijë
Mendoj
Kush i ndjek
Pikat e shiut në qiell
Ato pëërrrrr
Në zemër të tokës
Si në prehër të lokes
Toka ka një marrëveshje
Me borën e shiun
Dhe kur diellit i jep pushim
Borën e shiun gjithkah e shtrin
EKUATORI
S’është ai xhaxhai me llullë
I lagjes së re
Është një vijë
Dyshas globin e ka pre
Veriu thotë është lart
Ja dhe Jugu poshtë
Ai si brez i lidh
Dhe i mban fort
Dielli mbi të shëtit
Si kapelë e kashtës
Mbi të rri më gjatë
Ndaj dhe bën më thatë
Sa do të doja njëherë
Nëpër Ekuator të kaloj
Kush e di aty edhe Zanën
Rastësisht mund t a takoj.
KUR TALLET HËNA
Poetët e duan hënën
Si ndonjë vogëlushe
Shkruajnë për të vargje
Si për miken Buqe
Ajo s’i përfill
Është mendjemadhe
Bën ekskursion nëpër qiell
Nga tezja Venerë te daja Yll
Dhe me mua u tall një ditë
Ngado që ecja më dilte në pritë
Unë hyra në shtëpi
Ajo u ndal mbi çati
E them pa mahi për të nuk shkruaj
Kurrë më poezi!
ObserverKult
Lexo edhe:
DIJE DEMIRI FRANGU: MUZA ËSHTË ELIKSIR, ËSHTË ARMË, ËSHTË QUMËSHT…
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtarja, Dije Demiri Frangu.
– Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Gjithmonë mendoj se kjo ka ndodhur kur kam qenë pesë vjeçe, kur këlyshi i vogël i shtëpisë më ka kapur për fustani, e unë kam klithur se qeni don t’mi hajë lulet e fustanit. Deri sa ishin gjallë, janë qeshur me këtë frikë timen gjyshërit e edhe prindërit e mi.
– Kur ratë në “grackën” e saj?
-Kur shkruaja, besoja se fjollat e borës s’kanë frikë të bien në tokë e as në flokë, se ato vetë fluturojnë dhe se fluturat nga to fluturimin mësojnë. Ato ngjashëm si unë te dajat e në shkollë shkojnë…kështu nisa të mendoj se në poezi e siguroj një qetësi….ishte klasa e tretë dhe një vjershë në rubrikën “Cicërimat e para” në “Pionieri”, ishte gracka “fatale”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ÇASTE POETIKE ME DIJE DEMIRI FRANGUN: NERONI SËRISH SHËTIT ROMËN!
Ju ftojmë të ndiqni video-kolazhin poetik “Neroni sërish shëtit Romën”, realizuar me poeten Dije Demiri-Frangun.
ObserverKult