“Fausti “, shfaqet për herë të parë në Prishtinë

Sonte dhe nesër duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet “Fausti” në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), shfaqje kjo me regji të Fadil Hysajt.

Kjo shfaqje e cila do të luhet duke filluar nga ora 20:00 vjen për herë të parë në Prishtinë, ndërsa është bashkëprodhim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Në këtë shfaqje luajnë Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpetim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha dhe Alban Morina.

Përmes një njoftimi në Facebook, TKK ka njoftuar se ka mbetur numër i limituar i biletave ndërsa ata që duan ta shohin këtë shfaqje për rezervime të biletave mund të kontaktojnë në numrin 044 430 693 ose fizikisht në biletoren që gjendet pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

ObserverKult  


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS E KOSOVËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR TEATËR- KËTA JANË FITUESIT

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, çmimin për shfaqjen më të mirë ia ndau regjisorit francez Igor Mendijsky për shfaqjen “1984”, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Çmimi për vepër jetësore post-mortem iu nda artistit të madh, Muharrem Qena.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Fadil Hysaj për shfaqjen “Fausti”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Bekim Fehmiu Prizren, Teatri i Qytetit Gjilan.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult