VIDEO: Kërcimi autokton i Tropojës

Ju ftojmë të ndiqni në një video të xhiruar në vitin e largët 1973, kërcimin autokton të Tropojës.

Urojmë t’ju shijoj!

ObserverKult


Lexo edhe:

KU GABOI MINISTRIA E KULTURËS ME K’CIMIN E TROPOJËS?

Vallja e Tropojës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli i asaj treve. Kjo valle, që prek tokën dhe i drejtohet qiellit, është një pasuri e çmuar kombëtare.

Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur se vallja ashtu si pija, të nxit të flasësh për të. Në të vërtetë, ajo ka diçka të afërt me pijen, marramendjen, e cila vjen si rezultat i veprimeve joshëse të valltarëve.

E bukura në artin e lëvizjes shprehet Kadare është se mendimi i parë që të vjen është rrotullimi i globit tokësor rreth vetvetes, pra një lloj vallëzimi i tij. Ky rrotullim nuk mund të ndërpritet. Siç thonë, bën pjesë në një valle më të madhe, në atë të galaktikës dhe galaktika vetë s’është veçse pjesëmarrëse në një tjetër vallëzim: në atë të universit. Duam apo nuk duam, ne jemi të rrethuar prej vallëzimit.

Kërcimet (apo kcimet, siç quhen nga populli), praktikohen në zonat e Shqipërisë së Veriut dhe i karakterizon interpretimi relativisht i lirë, brenda shtratit krahinor apo zonal. Ato shoqërohen kryesisht me instrumente popullore, si: tupan, daulle, dajre, defe, curle, çifteli etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU