Në çdo fundvit mësimor maturantët e Kosovës mbajnë Testin e Maturës sipas datës së caktuar nga MASHTI.
Por, ajo që na bie në sy, sipas mendimit tonë, emërtimi është i shkruar me gabime, sepse në natyrën e shqipes emri gjithmonë vihet në trajtën e pashquar, pra:
“Test i maturës ” dhe jo “Testi i Maturës”;”Test i arritshmërisë ” dhe jo “Testi i arritshmërisë”!
Sepse ky dokument është vetëm një “Test ” dhe jo “Testi”.
Se emri në dokumente zyrtare gjithmonë vihet në trajtën e pashquar le t’i hedhim një shikim edhe këtyre dokumenteve, si:
• Pasaportë e Republikës së Shqipërisë/Kosovës dhe jo Pasaporta e Republikës së Shqipërisë/Kosovës;
• Dëftesë shkollore dhe jo Dëftesa shkollore;
• Librezë e nxënësve dhe jo Libreza e nxënësve;
• Diplomë e shkollës dhe jo Diploma e shkollës;
• Patentë shoferi dhe jo Patenta shoferi;
• Letërnjoftim dhe jo Letërnjoftimi;
• Certifikatë e lindjes dhe jo Certifikata e lindjes, etj.
Prandaj, sipas kësaj natyre emri në shqipe duhet të vihet kurdoherë në trajtën e pashquar, si: “Test i maturës “, “Test i arritshmërisë ” dhe jo “Testi i Maturës” apo “Testi i arritshmërisë”!
Sigurisht për një korrigjim të tillë nuk është bërë vonë!/ Hamdi Mazreku
ObserverKult
Lexo edhe:
SHUMICA GABOJNË/ JA SI DUHET T’I SHKRUANI PËREMRAT E PACAKTUAR
Një ndër 7 llojet e përemrave të gjuhës shqipe janë edhe “Përemrat e pacaktuar”, të cilët kanë një shtrirje të gjerë përdorimi në gjuhën tonë.
Përemrat e pacaktuar tregojnë frymorë a sende në mënyrë të pacaktuar ose sasi të pacaktuara të tyre. Veçori themelore e përemrave të pacaktuar është pacaktuesia. Dikur këta përemra quheshin edhe si “Përemra të pakufishëm”, shih. FGjSSh, f.1333.
Meqë, vështrimi ynë është “Drejtshkrimi i përemrave të pacaktuar” le të shtojmë se në të folur dhe në të shkruar në gjuhën letrare shqipe ndeshim gabime drejtshkrimore në fushën e këtyre përemrave, si vijon:
Shkruhen me “-ë” në fund përemrat e pacaktuar, si: “gjithë, shumë, tërë, mbarë, gjë, një, asnjë, njëfarë” etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult