Mbahet punëtoria dy ditore: “Ruajtja dhe Mbrojtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut”

Është mbajtur punëtoria e parë dy-ditore që ka për qëllim punën drejt formësimit të së ardhmes së lokalitetit arkeologjik të Dresnikut!

Këtë e ka bërë me dije Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Brenda këtyre dy ditëve, institucionet kryesore qendrore dhe lokale, organizata dhe profesionistë të fushës kanë diskutuar mbi vlerat e këtij lokaliteti dhe modele të ndryshme të qeverisjes, ndërsa do të hartohen edhe disa skenare të strukturës menaxhuese”, bëri me dije MKRS.

Ndërkaq kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme në zbatimin e projektit “Ruajtja dhe Mbrojtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut”, me financim nga Ministria e Kulturës dhe Fondi i Ambasadorëve të SHBA-së për Ruajtjen e Kulturës.

Ndryshe, projekti zbatohet nga CHwB Kosova në partneritet me Institutin Arkeologjik të Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS MASA TË MENJËHERSHME PËR MONUMENTET

 Lëkundjet sizmike të 26 nëntorit dhe të ditëve në vijim, kanë qenë jo me pak pasoja deri në dëmtime edhe në monumentet e kulturës. Ministrja e Kulturës, Margariti ka inspektuar nga afër monumentet ku janë shënuar më shumë dëme, si: Kalaja e Krujës, Kalaja e Prezës dhe muri bizantin në Durrës, për të evidentuar dëmet e deritanishme dhe për të marrë masat e nevojshme.

Ministrja shprehet se po bashkëpunon edhe me gjeologët për dëmtimet, krahas pranisë së ekspertë të huaj. “Nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të kërkojë kohë. Kemi mobilizuar të gjitha forcat tona, po bashkëpunojmë me Institutin e Gjeologjisë dhe ekspertë të huaj” – thekson, Margariti. Duke kërkuar mirëkuptim, ministrja e Kulturës Elva Margariti bën apel që të respektohet perimetri i sigurisë.

“Njëkohësisht sot, pa humbur kohë, filloi rilevimi me dron i kalasë së Krujës. Gjithashtu, përsëris duke kërkuar mirëkuptimin e kujtdo. Respektoni perimetrin e sigurisë”. Kështu ka bërë me dije ministrja e Kulturës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult