Elsa Lila, këngëtarja e njohur së fundmi është shprehur se beson në teoritë konspirative në lidhje me vdekjen e disa këngëtarëve të famshëm. Këngëtarja tha në një emision në tv-shqiptare se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë.
Lila tutje deklaroi se Michael Jackson është larguar dhe jeton në një ishull. I doli kundër sistemit dhe ata u përpoqën t’i dëmtojnë imazhin, për këtë arsye ai tashmë është zhdukur, tha ajo.
Sipas saj këngëtarët që nuk i kanë dalë kundër sistemit vazhdojnë të jenë në industri si Madonna.
“Jam e bindur se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, por ata dolën kundër sistemit dhe u zhdukën. Tani jetojnë në një ishull.
Madonna nuk i ka dalë kundër sistemit dhe shihe ku është tani, në majë”, është shprehur Lila.
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIM PREKËS: ELSA LILA KUJTON DITËT NË QELI PAS ARRESTIMIT NË ITALI
Këngëtarja Elsa Lila ka qenë e ftuara e radhës në podkastin ‘Flasim” të kryeministrit të Shqipëris, Edi Rama, ku u ndal te karriera. Por edhe ngjarjet e kohëve të fundit.
Bashkë me kryeministrin Edi Rama, kujtuan vitin 2010 kur Elsa Lila iu bashkua grevës së urisë që organizoi atëherë Partia Sociale për çështjen e zgjedhjeve të 2009.
PS, në atë kohë në opozitë, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Si dhe hapjen e kutive të votimit. Lila e konsideroi ‘eksperiencë fantastike’. Ndërkaq kryeministri Rama e konsideroi ‘çmenduri fantastike’.
Po ashtu Elsa Lila kujtoi dy muajt e saj në qeli në Itali kur u arrestua pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. Ajo këtë e cilësoi si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj.
“Dy muaj në burg dhe dy javë në izolim në një dhomë pa dritare pa pasqyrë. Ditët janë të gjata nuk mbarojnë kurrë. Nuk ke sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin.
Nuk kishte as dritë dielli. Është një moment kufiri kur ti e di që je e pafajshme e do të dalësh që aty. Ndërsa kohën e shpenzon për të menduar spiritualisht për të arritur një shkallë më lart ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult