Rrëfim prekës: Elsa Lila kujton ditët në qeli pas arrestimit në Itali

Këngëtarja Elsa Lila ka qenë e ftuara e radhës në podkastin ‘Flasim” të kryeministrit të Shqipëris, Edi Rama, ku u ndal te karriera, por edhe ngjarjet e kohëve të fundit.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, kujtuan vitin 2010 kur Elsa Lila iu bashkua grevës së urisë që organizoi atëherë Partia Sociale për çështjen e zgjedhjeve të 2009.

PS, në atë kohë në opozitë, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, si dhe hapjen e kutive të votimit. E ndërsa Lila e konsideroi ‘eksperiencë fantastike’, kryeministri Rama e konsideroi ‘çmenduri fantastike’. Po ashtu Elsa Lila kujtoi dy muajt e saj në qeli në Itali kur u arrestua pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. Ajo këtë e cilësoi si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj.

“Dy muaj në burg dhe dy javë në izolim në një dhomë pa dritare pa pasqyrë. Ditët janë të gjata nuk mbarojnë kurrë. Nuk ke sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Nuk kishte as dritë dielli. Është një moment kufiri kur ti e di që je e pafajshme e do të dalësh që aty e kohën e shpenzon për të menduar spiritualisht për të arritur një shkallë më lart ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më.

Nuk kam ngrënë, nuk kam pirë. Nuk kam fjetur në krevat. Kam qëndruar në karrige. U mundova dhe ta dua atë dhomë që të mos shqetësohesha shumë. Muret ishin me emra, data, poezi. Kishte shumë për të parë dhe fantazuar. Kishte shumë energji të lënë aty brenda. E përdora si mjet për meditim dhe jo mjet autoshkatërrimi”, tha këngëtarja./ gazetashqiptare. al

ObserverKult


Lexo edhe:

ELSA LILA RIKTHEN EMOCIONET, NGJITET NË SKENË ME PIRRO ÇAKON

Me këngë të reja dhe rikthim të sukseseve të viteve të para Elsa Lila rikthehet në skenën e kryeqytetit. Së bashku me të do të jetë edhe Pirro Çako si dhe instumentistë italianë.

E emocionuar dhe në krah të kompozitorit italian, Enrico Melozzi, këngëtarja Elsa Lila ndau detajet për koncertin e parë recital që do të realizojë në Tiranë.

“Finalmente Elsa”, do të realizohet në skenën e Pallatit të Kongreseve, pikërisht aty ku, siç thotë ajo, nisi karrierën e saj artistike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult