Për shumë mijëvjeçarë, njerëzimi e ka matur kohën bazuar në rrotullimin e Tokës. Një ditë zgjat 24 orë, nga 60 minuta secila. Dhe çdo minutë zgjat 60 sekonda. Por djalli, siç e dimë, fshihet në detaje.
Dhe lëvizja e planetit rreth boshtit të saj nuk është aspak e qëndrueshme, në shkallën kohore gjeologjike.
Kështu, me ardhjen e orëve atomike, që nga viti 1972 na është dashur të “rregullojmë” kohën duke shtuar herë pas here një sekondë të brishtë, në kohën e meridianit të Grinuiçit, për ta mbajtur atë në linjë me ditën diellore.
Sekonda e radhës e kërcimit pritej për vitin 2026. Por sipas një analize të publikuar në ‘Nature’, shkrirja e shtresave të akullit për shkak të ndryshimeve klimatike po bën që rrotullimi i Tokës të ngadalësohet në një masë të tillë, që po e shtyn atë me tre vjet, në 2029.
Për herë të parë, për më tepër, do të jetë një sekondë më pak, dhe jo më shumë.
Kohëzgjatja e ditës varet nga disa faktorë, të tillë si tërheqja e Hënës në oqeanet ose rrymat në bërthamën e shkrirë të planetit.
Dhe të dhënat satelitore tregojnë se që nga vitet 1990 planeti ynë është bërë më pak sferik. Kjo sepse akulli i Antarktidës dhe Grenlandës, duke u shkrirë, e ka zhvendosur masën e vet drejt ekuatorit. Është kjo rrjedhje e ujit larg boshtit që ngadalëson rrotullimin e saj.
Sigurisht, një sekondë… që nuk do të jetë kurrë. Në realitet, në një botë të bazuar në sisteme kompjuterike, për shembull për vendndodhjen gjeografike, pasaktësia në matjen e kohës mund të shkaktojë probleme serioze.
Për ekspertët, shqetësimi kryesor është se do të ketë efekt negativ dhe kodet ekzistuese nuk e marrin parasysh këtë, komenton Elizabeth Donley, nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në Boulder, Kolorado.
Kemi gjithë kohën për ta kuptuar, por kjo sekondë e vogël është një tjetër shenjë se sa shpejt po ndryshon planeti para syve tanë. /Marco Cattaneo/ bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTO TË MREKULLIVE QË TOKA I KA FSHEHUR NË FUNDIN E OQEANEVE
E dimë që treçereku i planetit është ujë. Nëse ka gjëra kaq të pabesueshme mbi tokë, imagjinoni mrekullitë që mund të jenë fshehur në fundin e oqeaneve. Jo gjithçka është e përmbledhur në jetën nënujore.
Por edhe thesareve dhe sekreteve që ne njerëzit nuk i njohim dhe i zbulojmë pak e nga pak.
Gjatë kohës janë eksploruar zona të ndryshme nënujore. Edhe pse 95% e tyre janë krejt të paprekura.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult