Hajrulla Çeku në Bienalen e Venecias: I vetmi shtet nga vendet e Evropës me çmim të fituar, është Kosova

Ministri i Ministrisë së Kulturës (MKRS) Hajrulla Çeku është shprehur shumë i lumtur që Kosova, i vetmi vend në Evropë sivjet fitoi çmim në Bienalen e Venecias, aty ku për 60 vjet me radhë janë ndarë çmime për artin dhe artistët më të mirë të botës.

E kjo ndodhi falë përfaqësimit të mrekullueshëm, gjegjësisht instalacionit skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” punuar nga Doruntina Kastrati, kuruar nga Erëmirë Krasniqi, ndërsa është komisionuar nga Hana Halilaj, kuratore pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Çeku ka uruar të gjithë për këtë çmim ndërsa faleminderit u ka thënë tri vajzave që përfaqësuan në mënyrën më të mirë vendin tonë në Venecias, Dorit, Erës dhe Hanës.

“Doruntina, Erëmira e Hana, nga podiumi ku pranonin mirënjohjen, reflektonin shumë porosi. Tregimin e zakonshëm të grave të jashtëzakonshme në realitetin e vështirë të punës dhe shtëpisë. Fuqinë e gjithë ekipit të pavijonit, plot profesionalizëm dhe vetëmohim. Dëshirën e flaktë për t’i treguar botës sa shumë potencial dhe energji jeton brenda nesh.
Dhe që Republika e Kosovës është këtu për të vazhduar së qenuri gjithmonë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Gëzimin për këtë çmim e festuan së bashku ekipi i pavijonit, miqtë e komuniteti i artit që nga Kosova kanë shkuar në Venecia e nuk mungoi as një dolli për këtë sukses.



ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET ZYRTARISHT PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS, HAJRULLA ÇEKU E KONSIDERON TË RËNDËSISHËM PËR DIPLOMACINË KULTURORE

Republika e Kosovës për herë të tetë do të marrë pjesë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venecias me një projekt të artistes Doruntina Kastrati të titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, raporton Ekonomia Online.

Në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja ka propozuar një instalacion skulpturor. Siç ceket në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës. Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike dhe politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KOSOVA HAP PAVIJONIN E SAJ NË BIENALEN E VENECIAS

Artistja Doruntina Kastrati po e përfaqëson Kosovën në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia me instalacionin e saj skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj.

Kjo ngjarje e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha artistike të nivelit më të lartë botëror.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult