Ambasada e Malit të Zi së bashku me Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe Të Drejtave të Autorit sot duke filluar nga ora 19:00 do të organizojnë shfaqjen e filmit “Në teh të erës” kushtuar poetit, studiuesit e profesorit universitar Basri Çapriqi.
Në këtë organizim do të flasin sociologu Ibrahim Berisha, Bernard Çobaj i ngarkuar me punë i ambasadorit në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunë të Prishtinës dhe Haxhi Shabani-autori i filmit dokumentar në “Teh të erës”.
Nga ora 19:20-20:00 të gjithë të pranishmit do të mund të ndjekin filmin dokumentar në “Teh të erës” kushtuar Basri Çapriqit.
Filmi do të shfaqet në Kino Armata në kryeqytet, ndërsa ky organizim do të moderohet nga moderatorja Erina Rrahmani.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI PËR EKSPOZITËN “YOU KNOW ME SO WELL”: NA NXIT TË REFLEKTOJMË MBI KUJDESIN PËR QENIEN TONË
Është hapur së fundmi në Galerinë 17 në kryeqytet ekspozita “You know me so well” e kuruar nga artistja Martina Menegon, cila ekspozitë është organizuar nga Fondacioni 17.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka marrë pjesë në këtë ekspozitë, ndërsa është shprehur e lumtur që “Komuna po përkrah ngjarje që janë në shërbim të inicimit të debatit që nxisin të menduarit për fenomene të reja shoqërore”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult