Shtatë shqiptarë janë pjesë e eksperimentit më të madh të CERN. Bëhet fjalë për disa profesorë shqiptarë, të cilët kontribuojnë në qendrën europiane të kërkimeve bërthamore mes 10-12 mijë kërkuesve shkencorë nga e gjithë bota.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, njëri prej tyre, pedagogu i Universitetit Politeknik dhe astrofizinti, Dr. Enkelejd Çaça, ka treguar detaje nga CERN dhe eksperimenti që do të fokusohet në fushën e fizikës.
Ai ka theksuar se shkencëtarët kanë të drejta të plota për akses në të dhënat eksperimentale reale.
“CERN-i është laboratori më i madh i fizikës dhe i shkencës në botë. Po flasim për një institucion ku punojnë rreth 10-12 mijë fizikantë dhe inxhinierë. Flasim për shkencëtarë, por pjesën më të madhe e zënë fizika dhe inxhinierët.
Ne jemi 7 shqiptarë, 6 janë këtu në Shqipëri dhe një është koordinator Dr. Ilirjan Margjekaj, që është praktikisht promotor i kësaj marrëveshje që ne bëmë tani.
Ai që ka kontribuar më shumë dhe që ka ngulmuar dhe është koordinator, sepse ai tani është në Universitetin e Barit si ‘post-doc’ dhe punon në CERN”, tha ndër të tjera Çaça.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: PËR PROFESORËT DHE GAZETARËT QË FLASIN ME DUART NË XHEPA
Nga Silvana Kola-Loka
Në fakt, titulli i thotë të gjitha sa i takon frymës së arrogancës, shpërfilljes dhe mungesës së theksuar të dëshirës për t’u vendosur plotësisht në marrëdhënie me tjetrin, ndjesi që burojnë nga ky qëndrim: e folura me duart në xhepa.
Gjithashtu e folura me këtë pozicion mund të dëshmojë për një dëshirë të madhe për t’u pranuar me patjetër nga të tjerët dhe një frikë edhe më të madhe se t’i nuk i zotëron plotësisht cilësitë për të gëzuar vlerësimin e të tjerëve dhe, për rrjedhojë, edhe pranimin e tyre.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult