“Plot ndjenja të dhimbshme”/ Regjisori flet për filmin dedikuar vëllait të ndjerë, skulptorit Arben Bajo: Doja ta lija pas vdekjes…

Regjisori i njohur, Saimir Bajo ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për filmin autobiografik me titull ‘Violinisti’. Ai ka treguar se ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, skulptorit Arben Bajo, i cili u nda nga jeta “në mënyrë të parakohshme”.

Saimiri ka theksuar i emocionuar se donte që ta linte filmin, pas vdekjes së vëllait, por që vendosi ta vazhdonte si një kujtim që do ta ruante gjithë jetën.

“Në fakt, ky film është plot ndjenja të dhimbshme, do të thoja. E kam xhiruar filmin ‘Violinisti’ dy javë pas largimit të Benit. Në fakt, unë kisha ardhur nga Çekia më përpara dhe bisedonim 10 ditë me Benin dhe për filmin. Beni nga që ishte dhe një njohës shumë i mirë i kinemasë dhe shumë i kultivuar, bisedonim për disa detaje dhe Beni më ka dhënë ide.

Kur ta shikoni filmin, do të shikoni atë skenën e atij djali që jam unë, personazhi kryesor me atë antenën duke kërkuar stacionet e Italisë, apo një stacion të huaj për të parë botën, ishte ide e Benit dhe unë e vendosa në film. Tregon atë backgroundin e komunizmit, jo frontal, por e parë nga një fëmijë. Ishte një dhimbje e madhe, por dhe një dashuri shumë e madhe.

Për herë të parë në jetën time kam pasur një jetë të lumtur, pavarësisht se kam qene emigrant një herë në Greqi dhe një herë në Çeki. Kam qene emigrant intelektual dhe ka qene një vështirësi tjetër nga emigranti klasik. Ky film u xhirua për mua në një gjendje të ngarkuar emocionale.

Në radhë të parë, nga largimi i parakohshëm i vëllait tim të dashur, Beni dhe do të thoja dhe koha e kufizuar për të xhiruar filmin në 4 ditë e gjysmë, plus koha e Covidit, edhe skenat masive nuk mund t’i bëje dot, nuk mund t’i bashkoje dot, ishte një vapë shumë e madhe.

Por ishte dhe një kohë e bukur, sepse unë isha në një dilemë, ta bëja filmin se ishte i planifikuar, por dikush tjetër nuk do e bënte. Unë e vendosa mes skenës dhe vdekjes. Në ato moment, mendova kështu, si do ta rikujtoj unë Benin nga dashuria për artin. Në fakt ky film, është këndvështrimi im si fëmijë”, u shpreh Bajo./abcnews.al

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

U NDA NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, PAUL AUSTER