Nëse keni pyetur ndonjëherë/ Margarita Xhepa tregon sekretin e jetëgjatësisë

Artistja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa, është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë.

Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Tv Klan

ObserverKult


Lexo edhe:

MARGARITA XHEPA KRITIKA PËR SKENARET E FILMAVE TË SOTËM: LËNË PËR TË DËSHIRUAR, NUK TRAJTOJNË PROBLEMET SOCIALE

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka disa kritika për kinemanë e ditëve të sotme. Aktorja e njohur i konsideron të dobëta skenaret e filmave të sotëm, teksa kërkon më shumë që në filmat e sotëm të përfshihen problemet sociale.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Margarita Xhepa thekson se në ditët e sotme ka më shumë ngjarje, por ndërkohë filmat janë bosht dhe pa thelb.

Çfarë mendimi ke për skenaret e filmave sot?

Margarita Xhepa: Është për të dëshiruar sepse në atë kohë jo vetëm që janë dhënë drama në teatër, por janë luajtur dhe filma sepse janë marrë nga historia, janë thëniet e popullit, nga lufta por dhe probleme sociale, dhe janë bërë filma të mirë duhet ta pranojmë këtë. Tani nuk ka skenare, që tani kemi dhe ngjarje më shumë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult