“Letërsia në karikaturë”, artisti shqiptar fiton çmim ndërkombëtar në Kroaci

Në Zagreb të Kroacisë u zhvillua konkursi botëror i karikaturës, me temën: “Letërsia në karikaturë”. Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore të vendosur në situata të ndryshme të përcillen përmes humorit metaforës dhe filozofisë, mesazhe universale.

Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 64 vende të botës, ku u paraqitën 882 punime nga 389 autorët pjesëmarrës.

Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksionoi karikaturat më të mira, të cilat shprehin me qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej të cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese.

Karikaturisti Arben Meksi, fitoi çmimin e tretë duke marrë medaljen e bronxit me karikaturën; “Bashkëjetesë dhe identitet”, duke zgjedhur si personazhe dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, të cilët miqësisht takojnë gotat e dollisë.

Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit, autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat të mbajtura në mënyra të ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet.

Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik të saj.

Ky konkurs i cili zhvillohet çdo vit në Kroaci, trajton tema të rëndësishme shoqërore që shqetësojnë njerëzimin sot në botë. Çmimi i fituar i bënë nder karikaturës shqiptare, e cila sot nuk është në ditët më të mira të saj.

/ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VDIQ DANEZI QË BËRI KARIKATURËN E PROFETIT MUHAMMED

Kurt Westergaard, karikaturisti danez, i cili pikturoi karikaturën e profetit Muhammed duke ndezur debate të shumta në gjithë botën, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Familja e tij bëri të ditur se ai vdiq pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ai ishte një karikaturist që nga vitet ’80-ta.

Tutje, Westergaard u bë i njohur në vitin 2005 për mënyrën e çuditshme se si e përshkroi Profetin Muhammed. Kjo përmes një karikature në një gazetë.

Ai punim ndikoi në masë. Madje në Danimarkë u ngritën në protestë për të kundërshtuar këtë veprim të tij.

Në vitin 2015, u shënuan 12 viktima në një atentat në zyrat e revistës satirike, Charlie Hebdo. Kjo pasi publikoi ato punime të Westergaard.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult