Historiani Pëllumb Xhufi ka zbuluar misteret e datës së lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tha se viti i lindjes është 1405, ndërsa muaji dhe data lidhen me “Ditën e Shën Gjergjit”.
Historiani theksoi nuk kanë të dhëna të dokumentuara për 6 majin, por për shkak të emrit i atribuohet edhe kjo datë.
“Si vit është pikërisht viti 1405, viti i lindjes dhe këtë e thonë dhe disa kronistë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin dhe kanë qenë edhe bashkëkohës të tij. Kurse si ditë dhe si muaj, është bërë një lidhje me emrin Gjergj dhe meqënëse kjo ditë është “Dita e Shën Gjergjit” është menduar që t’i atribuohet kjo datë. Realisht nuk kemi të dhëna dhe nuk është e thënë që të gjithë ata që i quajnë Gjergj kanë lindur në “Ditën e Shën Gjergjit”, apo ato që quhen Maria kanë lindur në 24 gusht. Gjithsesi, jemi në rregull për vitin. Ai ka lindur në 1405, ka dhe dokumente të cilat e japin qoftë dhe në mënyrë indirekte vitin”, u shpreh Xhufi.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FAKTE PËR JETËN DHE BËMAT E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT
“Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakonit nga të gjithë princat dhe kapedanët…” Marin Barleti.
Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, i njihet roli dhe vepra e padiskutueshme që vlerësohet në çdo shtet evropian e deri në kontinentin e largët amerikan. Evropa e njeh Skënderbeun si “Atletin e Krishtit”, një mbret dhe luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.
Më poshtë, disa fakte për jetën dhe bëmat e Gjergj Kastriotit:
1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult