Kori “Siparantum” performuan në skenën e sallës koncertale të Vjenës Großer Saal, së bashku me koristët e Vienna Singakademie dhe Orkestrën Simfonike të Vjenës – Wiener Symphoniker, për të festuar 200-vjetorin e premierës së simfonisë së nëntë të Ludwig van Beethoven.
Në këtë koncert të muzikës korale, nën dirigjimin e Maestro Petr Popelka me intepretimin e tyre sollën emocione të fuqishme para publikut.
“Simfonia e nëntë e Beethovenit është një monumentalitet në historinë e muzikës. E kompozuar në periudhën e fundit të jetës së Beethovenit, simfonia tregon një thellim emocional dhe një qëllim humanist. Për më shumë se dy shekuj, ajo ka përfaqësuar një shprehje të fuqishme të vullnetit për liri, unitet dhe solidaritet njerëzor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Simfonia e nëntë e Beethoven është interpretuar pikërisht 200 vite më parë në Vjenë, me 7 Maj të vitit 1824.
ObserverKult
Lexo edhe:
KORI SIPARANTUM PREZANTON KOSOVËN NË GARËN E MADHE “EUROPEAN FESTIVAL FOR YOUNG PEOPLE” NË NEERPELT