“Ura me tri harqe” bën bashkë Prishtinën, Tiranën e Tetovën…

Në emisionin “Pas Mesnate” një prej themeluesve të “Urës me tri harqe”, Artan Peqini, dekan i arteve të bukura në Tiranë, foli për rëndësinë e kësaj nisme dhe se si lindi ky aktivitet.

“Ura me tri harqe”, bën bashkë Prishtinën, Tiranën e Tetovën. Artan Peqini u shpreh se lindi pas luftës së Kosovës si përbashkim mes shkollave të artit.

“Është një aktivitet që ka historinë e vet, në edicionin e tij të 15. Kemi qenë disa dekanë të asaj kohe që vendosëm të kishim atë marrëdhënie mes shkollave. Mendoj që ka qenë një nga nismat më të fuqishme dhe na jepte mundësinë të komunikonim mes nesh. Dhe kjo padyshim që ishte shumë e mirë dhe dalëngadalë ky aktivitet u rrit, dhe është pjesë e kalendarit tonë të përvitshëm.

Jemi përpjekur të jemi prezent me të dy shkollat edhe në Tetovë edhe në Prishtinë. Në Prishtinë ka emra shumë të rëndësishëm të arteve pamore shqiptare, në Tetovë në atë kohë konsiderohej si fakulteti më i ri, por e shohim që tani ka bërë edhe hapa përpara. Ekspozitat janë përzgjedhje e asaj që edhe mund të jetë e ekspozuar por edhe e transportuar.

Kjo lëndë është e mjaftueshme për të kuptuar pozicionin më të mirë të një fakulteti në raport me një tjetër”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai foli edhe për objektivat më të rëndësishme të këtij aktiviteti.

“Në harkun e kaq shumë viteve objektivat themelore ishin njohja me njëri-tjetrin, objektivi i dytë ishte shkëmbimi i kurrikulave, dhe objektivi i tretë ishte shkëmbimi i studentëve. Këto ishin tre objektivat themelore dhe komunikimi ishte shumë i rëndësishëm. Por sot mendoj që duhet të ketë një ekspozitë të përbashkët me elektoratin”, tha ai.

Më tej shtoi se vitin që vjen shpreson që Tetova do të jetë mikpritëse e këtij aktiviteti.

Videon mun dta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALËT PREKËSE TË BIJËS SË ALI OSEKUT: “THOSHTE SE REGJIMI E DËNOI PA ARSYE”

Piktori i hapësirës, i qiejve dhe i ngjyrave, që u dënua nga regjimi famëkeq se solli frymën moderniste në tablo, Ali Oseku është përcjell nga familjarë, miq, kolegë e bashkëpuntorë të një jete në përtejbotë.

Në ceremoninë e homazheve mbajtur në Univeritetin e Arteve, e bija Aisel tregoi se piktori përsëriste se regjimi e dënoi pa arsye.

Ndërsa miqtë e shtrenjtë Najada Hamza, Artan Peqini, Petraq Papa thanë se ai do të mbetet i përjetshëm për të njerëzishmen. Dhe kontributin e vyer në artin pamor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult