“Artistja e Merituar” dhe “Mjeshtrja e Madhe” – Luçie Miloti, preku skenën që në moshën 12- vjeçare. Në repertorin e saj artistik numërohen rreth 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka performuar në mbarë vendin dhe në skenat e huaja.
Luçie Miloti, gjatë karrierës së saj artistike, ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në fillim si soliste e Filarmonisë Shqiptare dhe në vazhdim si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”.
Ndër interpretimet e shumta të Luçie Milotit, i mrekullueshëm është edhe dueti me këngëtarin e njohur të muzikës popullore qytetare shkodrane, Xhevdet Hafizin, të cilët së bashku e sjellin këngën “Kur perëndon dielli”.
Ju sjellim me video dhe tekst:
Mbeta gjithë ditën hijeve
se m’thanë në hije rri,
etjen e shova krojeve
krojeve ku pin ti.
E mira u raft-o hijeve,
qi ‘mujten me m’fresku;
i kjart asht uji i krojeve,
qi etjen ma kan shu.
Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojnë me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.
Sa her’ bjen dielli majave
e muzgut rrugë i l’shon;
sa kandshëm ju thrret deleve
kur stanit nis e i çon.
Besa u knaqa hijeve,
gjithë ditën gep më kep;
kur zanin ja l’shoj deleve,
dhe ti përgjigje m’jep.
Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojne me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE “BLEGËRIMA” E QINGJIT TË VOGËL NUK E NGROHU ASNJIHERË AUTORIN E SAJ