Edhe sivjet po mbahet Festivali i Fotografisë “LensFest Kosova”- do të ketë aktivitete deri në muajin tetor

Në Jezerc të Ferizajit është duke u mbajtur edicioni i 3-të i Festivalit të Fotografisë “LensFest Kosova”.

20 pjesëmarrës për tri ditë radhazi në kuadër të këtij Festivali kanë ndjekur punëtorinë e fotografisë, përmes së cilës kanë mësuar rreth teknikave të fotografimit, jetës së egër, biodiversitetit dhe mbrojtjes së natyrës.

Po ashtu në kuadër të kësaj punëtorie pjesëmarrësit kanë ndjekur edhe ligjërata nga profesorë, profesionistë dhe fotografë të njohur në fotografinë e jetës së egër.

Ky Festival do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme deri në muajin tetor, ku do të mbahet edhe gara e fotografisë dhe do të ndahen tri çmimet kryesore.

Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përkrahëse e festivalit “LensFest Kosova”.


ObserverKult


Lexo edhe:

KRYEMINISTRI KURTI MORI PJESË NË HAPJEN E FESTIVALIT PITF, ZOTOHET SE DO TË JETË PRANË NISMAVE ARTISTIKE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 8-të i PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Para të pranishmëve, ai tha se Festivali PITF edhe këtë edicion vjen si pjesë e zhvillimit të gjerë të kapaciteteve artistike dhe teatrore në Kosovë.

“Puna juaj artistike, krahas shembujve të rrjetëzimit dhe modeleve të bashkëpunimit, e vulosë Kosovën si shtet kontribuues, e jo vetëm pjesëmarrës. Prania e larmishme në festivalin tuaj tregon që Republika jonë siç ka qenë edhe mbetet, mikpritëse për punët e mira dhe

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult