Agron Llakaj në lot për gruan e ndjerë: Më prit… ti do të më presësh si përherë!

Agron Llakaj i ka dedikuar një mesazh të ndjerë me fjalë zemre bashkëshortes së tij, Kostandinës, e cila u nda nga jeta mbrëmjen e pardjeshme si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Janë fjalë që ai thotë se ia ka thënë shumë herë njeriut me të cilin ndau jetën, por sot ka zgjedhur t’ia thotë për herë të fundit.

“… Sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës ateherë kur duhet ta shijonim më shumë”, shkruan Goni, ndërsa mes lotësh e falenderon për jetën që patën së bashku dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë në çdo moment të karrierës.

“E që une të mbaroja Shkollën e Lartë të Arteve, ti sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët..Alkidën dhe Enon. Sa shumë ke sakrifikuar për Ne…, Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti”, vijon mesazhi i aktorit.

Mes dhimbjes së pamasë për ikjen e njeriut më të shtrenjtë të zemrës, Agroni e përmbyll mesazhin për vdekjen e Kostandinës së tij me këto rreshta: Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton! Më prit…,nuk di se kur por ti do më presësh si përherë!

Më poshtë, mesazhi i plotë i Agron Llakajt:

Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…,sot ne lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete.

Kemi patur një rrugëtim të veshtire, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë te re dhe me shumë ambicje.

E që unë të mbaroja Shkollën e Lartë të Arteve, ti sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët..Alkiden dhe Enon.

Sa shume ke sakrifikuar për Ne…,Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti.

Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë…, ishe po ti që krijove Tiranën (Itakën) në mua.

“Nuk do kthehemi mbrapa kurrë Agron..,beso ne mua! Ne do t’ja dalim!”

Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashkë me fëmijët…,u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve, te qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…,sa shumë ëndrra…,por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atehere kur duhet ta shijonim më shumë.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shumë lot për ty por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kerkoj një duartrokitje të madhe.

Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton!

Më prit…, nuk di se kur por ti do më presësh si përherë.

ObserverKult


Lexo edhe:

UMBERTO ECO: NUK DUHET LEXUAR PËR TË PASUR SUKSES, POR PËR TË JETUAR MË GJATË…