Nëna ime i shiti unazat për të më arsimuar mua…

“Nëna ime”, poezi nga Abdul Mun’im Amir, poet algjerian


Nëna ime i shiti unazat për të më arsimuar mua
byzylykët i shiti për dasmën e motrës
gjerdanin e shiti për sëmundjen e vëllait të vogël
dhe nuk mbajti asgjë nga stolitë e saj.

Unë u diplomova dhe emigrova jashtë
flas me të dy herë në javë,
dhe mezi ia kuptoj fjalët
nga ngashërimat.

Ime motër u martua me një pasanik
dhe janë të lumtur,
kurse vëllai i vogël u bë futbollist me nam
dhe nuk u kthye në shtëpi që kur doli prej saj.

Kanë kaluar shumë vite
dhe ime më turret me vrap drejt derës
sa herë që e përplas era, ose troket ndonjë nga fqinjët
por çdo herë kthehet me lot në sy,
duke çaluar nga dhimbja e gjunjëve.

Nëna ime ndërroi jetë,
në një kuti të vjetër pëlhure
kishte fshehur disa monedha floriri,
nga frika se mos ndonjëri prej nesh sëmurej.

Përshtati nga arabishtja: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR LIND NJI MILITANT VDES NJI NJERI. MILITANTIZMI ASHT UNIFORMA QË VESHË MARRIA KUR REKRUTOHET!

ObserverKult