“Pra më thuaj kujt t’i besoj tani, dorës tënde, ku fatin kërkoj…”, dëgjojeni Mira Konçin (teksti/video)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Fatit i besoj”, kënduar nga Mira Konçi, këngë kjo që zuri vendin e dytë në Festvalin e 35-të të Këngës nq RTSH, në vitin 1996.

Fatit i besoj
teksti: Zhuliana Jorganxhi
muzika dhe orkestrimi: Shpëtim Saraçi

Ma jep dorën ti, në atë dorë të rri,
që të shoh aty, si është ky fati im.
Labirinte shoh, vija rrugësh plot,
ku të shkoj s’e di…

Te kjo rrugë këtu, kjo zemra jote rreh,
lërmë të hyj për jetë, aty të mbesë.
Çelma zemrën ti, jashtë asaj po pres,
mos më lër të vdes.

Fat i bardhë, a fat i zi, është tek dora jote,
mbyllur zemra jote rri, si duroj s’e di.

(refreni)
Pra më thuaj kujt t’i besoj tani,
dorës tënde, ku fatin kërkoj…
Më jep një fjalë ti e shpirtin ma shëro,
gjithë bota le ta dijë, unë fatit i besoj.
————– (x 2)

Ma jep dorën ti, n’atë dorë të rri,
tek çdo vijë e saj shkruhet ky fati im.
Labirinte shoh, vija rrugësh plot,
aty fshihesh ti…

Te kjo rrugë këtu, kjo zemra jote rreh,
ti më lër të hyj, bashkë me ty të qesh.
Çelma zemrën ti, jashtë asaj po pres
mos më lër të vdes…

Fat i bardhë, a fat i zi, është tek dora jote,
mbyllur zemra jote rri, si duroj s’e di.

ObserverKult

Kliko edhe:

MIRA KONÇI: SA DO T’PRES, NDOSHTA NJË JETË… (TEKSTI DHE KËNGA)

MIRA KONÇI: SA U LODHA UNË DUKE PRITUR (TEKSTI DHE KËNGA)