Kori i Filarmonisë së Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës me program “a capella” për sezonin 2023/2024.
Sipas njoftimit, koncerti organizohet në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë – Portugali, i cili mbahet më 19 dhe 20 qershor 2024 në Prishtinë.
Në këtë koncert, i cili mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në kryeqytet, do të interpretohen vepra nga baroku deri te muzika bashkëkohore, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.
Koncerti mbahet të mërkurën, më 19 qershor 2024, prej orës 20:00 dhe është i hapur për publikun.
ObserverKult
Lexo edhe: