Miqtë të prekur nga vdekja e Agim Doçit: “Ike mik, shpirti yt i lirë nuk pranonte kompromise…”

Poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi, u nda sot nga jeta. Doçi u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Sipas mjekëve të kontaktuar nga Top Channel, kompozitori ishte gjendje të rëndë shëndetësore.

Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

“Lamtumirë. Lamtumirë, Agim Doçi. O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza. Të kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë, plot shpresë, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera, duke skalitë në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar. Lamtumirë Agim Doçi. Ngushëllime, ngushëllimë, se sot të gjithë me dashuri, respekt, të thonë: ‘Pushofsh në paqe me Zotin tënd'”, ka shkruar Myfarete Laze në Facebook.

“Lamtumirë Agim Doçi! Ike mik, shpirti yt i lirë nuk pranonte kompromise, ndaj i the vdekjes eja s’ta kam frikën! Vargut yt i mençur do të na shoqëroj në jetë si një balsam që shëron plagët. Le kaq shumë gjëra nga pas sa s’mund të harrohen lehtë. Të qoftë dheu i lehtë mik i mirë Agim!”, ka shkruar kino-operatori, Skënder Jaçe.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: KISHA SHUMË VITE QË KISHA VDEKUR…