Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani ka folur për News24, pas homazheve në nder të poetit të njohur, Agim Doçi, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Nallbani tha se Doçi nuk ishte thjesht një poet i madh, por edhe një njeri me karakter të veçantë.
Ajo shtoi se një Agim Doçi nuk vjen më, pasi ishte unik.
Manjola Nallbani: Unë besoj se të gjithë ne humbën jo thjesht një poet te madh, por një njeri te veçantë si karakter, me sinqeritetin e natyrës së tij, me mënyrën se si i thoshte të vërtetat, me kontributin që ka dhënë në krijimtarinë sidomos në kohën e luftës në Kosovë.
Një Agim Doçi nuk vjen më, pasi ishte një njeri unik. Sot shumë dhimbje që humbin një njeri të tillë.
ObserverKult
Lexo edhe: