Në fund kthehen të gjithë në shtëpi
plangprishësit edhe të mirët.
Shtëpia mbushet plot dashuri
të pastër e të dlirët.
Në fund kthehen të gjithë në shtëpi
të pasur apo të varfër.
Shtëpia pret me një mirësi
që askund nuk e ke patur.
Në fund kthehen të gjithë në shtëpi
në të mirë e në të keq.
Një zë i heshtur që vjen deri tek ty
të thërret, të thërret, thërret…
Më fund kthehen të gjithë në shtëpi
Qoftë edhe kthim i hidhur!
Të pret një mal me dashuri
nga çasti që ke lindur.
ObserverKult
lexo edhe:
ANILA TOTO: ASGJË TË KEQE NUK MBAJ MË NË SHPIRT…
ANILA TOTO: NË KËTË QYTET MUNGON TI
ANILA TOTO: LAMTUMIRË HIPOKRITË, HARBUTË E CMIRËZINJ!