Zgjim Sherifi: Asgjë s’krahasohet me ty

Asgjë s’krahasohet me ty
Asnjë vuajtje s’përket me ty
Trupi më qetësohet te ti
Nuk i përket botës fizike
Je entitet që të shohin vetëm sytë e mi.
Nuk je e krijuar as nga zjarri, as nga drita
Krijesa ime je ti, unë të krijova në imazhin tim
Ti më shpure në fron!
Unë kontrolloj gjithçka, vetëm ty, jo
Ti më kontrollon mua, kurse veten, jo

*Titulli i origjinalit: “Asgjë”


Lexo edhe:

ZGJIM SHERIFI: MIRË QË S’PO VJEN AS SONTE…

ObserverKult