Mësohet shkaku i vdekjes së Ismail Kadaresë

Shtëpia botuese “Onufri” nëpërmjet një reagimi zyrtar ka treguar detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

Shtëpia botuese konfirmon se Kadare humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT, pasi pësoi një arrest kardiak.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë.”, thuhet në reagimin e shtëpisë botuese.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI MË I MADH SHQIPTAR, ISMAIL KADARE