Nesër në Prishtinë mbahet mbledhje komemorative në nderim të veprës së Ismail Kadaresë

Ismail Kadare

Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të Ismail Kadaresë, i cili sot u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Për mbajtjen e kësaj mbledhje komemorative njoftoi sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Adil Olluri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 02 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip”, thuhet në postimin e Ollurit.

Postimi i Adil Ollurit

Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme

Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 02 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip.

Iu ftojmë ta nderojmë jetën dhe veprën e njeriut që i dha shumë artit tonë!

Iu mirëpresim!

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI MË I MADH SHQIPTAR, ISMAIL KADARE