Aktori i mirënjohur, Timo Flloko ka publikuar një poezi të realizuar prej tij, në ndër të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 88-vjeçare.
Poezinë e tij, Flloko e ka shoqëruar me një fotografi përkrah shkrimtarit të madh, në një nga takimet e tyre private.
Ndërkohë që në vargjet e tij kushtuar Ismail Kadares, Timo Flloko e nis poezinë me dhembjen e madhe që la për vendin ikja e gjeniut të letrave shqipe./
KADARE
(Requiem)
Nga Timo Flloko
E piva kafen e helmët pa ty, këtë mëngjes,
Dhembjen, fillikat, me kë ta ndaja,
Chateau Juvenilja tek e shoh më ngjan,
Më shkretëtirë se Saharaja…
Ike heshtjes si gjigant, i menduar,
(Bëre vallë pakt të fshehtë me ikjen?!)
Le bosh pas vetes, në mijëra zemra,
Zbrazëti pa skaj, apokaliptike…
(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!)
Ikja jote është shtegtim qiellor,
Vdekjen s’mund as ta imagjinoj dot!
Mortin s’mund ta marr as me mend..
Një zog erdh’ a m’u faneps
Fluturimin ndali, u ul në vendin tënd,
(Të ish hij’ e Nobelit ai udhëhumbës,
Me pendesën në vete, një gjasë aq e rrallë,
U nis por mbërriti vone, nga erërat që frynin,
Korb u bë nga mërzia, se s’të gjeti gjallë…)
U përmenda ne fund, humbës në atë bosh,
Hodha sytë në qiell, përtej, te e panjohura,
Me pafundësinë u shkri, atje përjetshëm,
Shpirti yt shtegtar që kapërcen kohërat.
(exlibris)
Lexo edhe:
ObserverKult