Shkrimtarja suedeze, Kajsa Ekis Ekman, e ftuar në “Zona Zero” në Top News, foli për kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta më 1 korrik.
Ajo e cilëson Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i cili ka disa libra të mirë dhe se e meritonte çmimin Nobel, për të cilin shkrimtari ka qenë disa herë i nominuar.
“Kush e ka marrë çmimin Nobel janë shkrimtarë të dobët, mund të kenë shkruar 1 deri në 3 libra të mirë, ndërsa Ismail Kadare ka shkruar kaq shumë libra që e klasifikojnë ndër shkrimtarët më të mëdhenj. Çdo vit uroja që ta merrte çmimin dhe tani nuk mund të ndodhë më, prandaj edhe unë zgjedhja edhe titullin për artikullin ‘Mos vdis pa e lexuar Ismail Kadarenë. Ai vdiq pa marrë çmimin, por ti mos vdis pa e lexuar’”, u shpreh Kajsa Ekis Ekman.
Në lidhje me letrat e dërguara, të cilat e cilësonin Kadarenë si bashkëpunëtor i regjimit komunist apo njeri i oborrit të Enver Hoxhës, Ekam thotë se letërsia nuk duhet të përzihet më politikën dhe se ka ndodhur edhe me shkrimtarë të tjerë.
“I kam dëgjuar këto fjalë dhe kam folur me një anëtar të akademisë suedeze dhe e pyeta nëse ishte e vërtetë , më ka thënë se nuk kishte dëgjuar për diçka të tillë, por akademia nuk ndikohej sepse vazhdimisht shkruanin letra edhe për të tjerë, jo vetëm për Kadarenë”, tha shkrimtarja./tch
ObserverKult
Lexo edhe: