Mbreti vdiq… Long live the king! U vendos të prehet në varreza publike. U tha se ishte gjeni si shkrimtar. U tha se ishte dhe lëpirës i pushtetit. U tha në të gjallë të tij. U tha dhe në ditët e vdekjes, zisë e të varrimit… Do thuhet dhe më pas. Për gjeniun.
Një tjetër krijues si Mozarti, pati një fat më të tmerrshëm, sepse e vërvitën në një varr të përbashkët, e mbi trupin e tij hodhën ca klor a gëlqere, që të mos përhapej murtaja.
Shkrimtari ynë do të prehet në një vend të veçantë, ca vite më pas, atje ku do të jetë i vetëm dhe pa zhurma tim-tam-esh që të krijojnë tmerr, lemeri dhe shumë më tepër se kaq, llahtari. Kështu tha kryeministri.
Mbajti dhe një fjalim të përmortshëm me këtë rast:
“O miq, qytetarë, romanë, më dëgjoni!
Vij ta varros, jo ta lëvdoj Cezarin.”
…..
Ish-miku im, më qe i drejtë dhe i besës.
Po Bruti thotë, se qe tiran;
dhe Bruti është burr’ i ndershëm.”
Për ta dëgjuar në vazhdim në versionin VIDEO, klikoni KETU
ObserverKult
Kliko edhe:
SI E SHFRYTËZOI KADARE, KANUNIN PËR TË KRIJUAR NJË VEPËR LETRARE/FLET STUDIUESI